Fgjfoto.

U mbajt ligjëratë online për studentët e Xehetarisë dhe Gjeologjisë nga ish- profesori i Universitetit të Torontos, Glen Brown

Glen Brown, ish – profesor në Universitetin e Torontos dhe kryeshef ekzekutiv i “Boswell Capital”,  mbajti ligjëratë online për stafin dhe studentët e Xehetarisë dhe Gjeologjisë me temën “Capital market- mineral resources”.

Pjesë e kësaj ligjëratë ishin profesorë dhe studentë nga dy departamentet të cilët patën rastin të mësonin nga përvojat e profesorit Brown në tregjet financiare. Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci dhe profesori Brown shprehën gatishmëri për bashkëpunime dhe shkëmbim përvojash të tjera.