Ligjerata Per Lajmet

U mbajt ligjëratë për dezinformatat dhe verifikimin e fakteve

Studentë të viteve II dhe III të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë marrë pjesë të enjten në një ligjëratë për  dezinformatat dhe verifikimin e fakteve. Ligjërata është mbajtur në kuadër të projektit “’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i verifikimit të fakteve dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë”, që financohet nga Bashkimi Evropian, CFI dhe implemetohet nga Internews Kosova.

Ligjërata, ku kishte të pranishëm edhe profesorë universitarë, zgjoi interesim për shkak të ndikimit të madh  dezinformatave që përhapën lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kryesisht qasen të rinjtë.  U potencua nevoja e edukimit medial për të parandaluar shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve pa fakte të verifikuara.