Tetori Roze

Parlamenti Studentor organizoi aktivitet për shënimin e “Tetorit Rozë” –  muaji i ndërgjegjësimit për kancer të gjirit

Parlamenti Studentor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka organizuar të hënën një aktivitet simbolik për shënimin e “Tetorit Rozë” –  muaji i ndërgjegjësimit për kancer të gjirit. Në këtë aktivitet që është mbajtur në hyrje të objektit 1, përveç studentëve ka marrë pjesë edhe rektori, prof.dr. Alush Musaj si dhe prorektorët, disa dekanë, mësimdhënës etj.

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti, tha se nëpërmjet këtij aktiviteti kanë dashur që të bëhen pjesë e fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit. “Kemi dashur gjithashtu që të senzibilizojmë edhe komunitetin universitar për “Tetorin Rozë” dhe me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë”, theksoi ajo.