Stacioni Hidro

U përurua Stacioni Hidrometerologjik në hapësirat e UIBM

Në  kampusin e Universitetit “Isa Boletini” në  Mitrovicë  (UIBM) u përurua Stacioni Automatik  Hidrometerologjik dhe 3 matës automatikë  në  pronësi të  Institutit Hidrometerologjik të  Kosovës. Në  përurim përveç rektorit të  UIBM, prof.dr. Alush Musaj ishte i pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe drejtues dhe zyrtarë  të  insitucioneve qendrore dhe lokale.

Realizimi i projektit është  mundësuar nëpëmjet bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNDP Kosovo. Këto pajisje do të  mundësojnë  përpunimin e të dhënave në kohë reale dhe do të luajnë një rol jetik në ndërtimin e modeleve më të sakta të parashikimit të klimës, duke parashikuar më mirë ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat.

Rektori Musaj, tha se studentët e UIBM do të  kenë  qasje në  këto pajisje për realizimin e punës praktike.