Promo1

U promovua libri “Kriminalistikë dhe siguri”, i autorit, Arben Dashevci

Në Universitetin „Isa Boletini“ në Mitrovicë  (UIBM) u promovua të shtunën libri “Kriminalistikë dhe siguri” (Përmbledhje e temave në aspektin kriminalistik dhe çështjet e sigurisë) nga autori, mr.sci. Arben Dashevci. Të pranishëm në këtë organizim ishin drejtues dhe përfaqësues të UIBM, Komunës së Mitrovicës, insitucioneve të sigurisë dhe mysafirë të shumtë.

Nga një fjalë përshëndetëse në hapje të promovimit e mbajtën nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu. Tahiri dhe Musliu uruan autorin për promovimin e librit dhe për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm në fushën e sigurisë.

Për përmbajtjen e librit folën panelistët: Besnik Xhaka në rolin e redaktorit, Hajrullah Tërnava si ekspert i sigurisë si dhe profesori, Nexhmedin Spahiu. Ndërsa, autori i librit, mr.sci. Arben Dashevci, falënderoi të pranishmit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur për realizimin dhe botimin e këtij libri.