Promovimi

U promovua monografia “Histori mbijetese”, e autorit, Asllan Istrefi

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), u promovua të shtunën monografia “Histori mbijetese”, e autorit, Asllan Istrefi, ku  përveç drejtuesve dhe zytarëve komunalë dhe atyre të UIBM, ishin të pranishëm edhe shumë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të (UÇK), personalitete të jetës politike dhe publike etj. Monografia e autorit, tashmë të ndjerë, Asllan Istrefi, vjen si një lloj mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë ndihmuar ushtarët e UÇK – së, duke pasur si shembull rastin e ushtarit, Sherif Rama, i cili me ndihmën e mjekëve, teknikëve dhe ushtarëve iu kishte mbijetuar 12 plagëve që kishte marrë në luftë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, vlerësoi realizimin e këtij projekti që ka të bëj me Luftën e lavdishme të UÇK-së. Ai ofroi mbështetje për të gjitha projektet e kësaj natyre. Ndërsa, drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UIBM, Ahmet Jashari, tha se nëpërmjet promovimit të kësaj monografie promovohet edhe e vëerteta për Luftën e UÇK-së.

Për librin folën edhe redaktori, Skënder Zogaj, recenzenti, Pajazit Hajzeri, mandej Fadil Begolli, i cili ishte përkujdesur që të përmbyllte monografinë pas vdekjes së profesorit, Asllan Istrefi. Veli Kajtazi foli në emër të botuesit, ndërsa personazhi rreth të cilit trajtohet materiali i monigrafisë, Sherif Rama, falënderoi të gjithë ata që kanë përkujdesur për monografinë dhe të gjithë ata që iu kishin gjendur pranë tij në ditët më të vështira.