Webometrics.

UIBM del i dyti në vend sipas numrit të citimeve në “Google Scholar”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka shënuar rritje në numrin e citimeve në “Google Scholar” dhe është renditur në vendin e dytë në kuadër të universiteteve publike në vend. Në publikimin e fundit të webometrics në janar 2024, UIBM ka gjithsej 1979 citime, 239 më shumë se sa në muajin korrik të vitit 2023.

Ky trend pozitiv sa i përket numrit të citimeve në “Google Scholar” sipas Cybermetrics Lab, është duke vazhduar prej vitesh në UIBM.  Në përditësimin e fundit në “Google Scholar Citations” janë ekzaminuar mbi 5000 institucione të arsimit të lartë në botë.

Modeli i ndjekur në këtë edicion, në kategorinë e transparencës, është mbështetur në mbledhjen e citimeve nga 310 top profilet publike të autorëve më të cituar, duke përjashtuar 20 të parët.