DCIM.00 00 15 04.Still002

UIBM renditet i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sipas webometriks

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) vazhdon të mbaj vendin e dytë në mesin e universiteteve publike në Kosovë në ranglistën e webometriks. Në përditësimin e fundit të publikuar  më 28 korrik 2023 nga webometrics (Spanish National Research Council), UIBM është renditur në vendin e 12 581 në mesin e 31 mijë universiteteve botërore.

Në vendin e dytë në raport me universitetet publike në vend, UIBM ka dalur edhe në ranglistën e webometriks sa i përket citimeve në Google scholar. Kjo është mirëpritur nga drejtuesit e UIBM, të cilët thonë se tashmë institucioni është i konsoliduar dhe i fokusuar tërësisht në ngritjen e cilësisë.