Erasmus

UMIB aplikon me 15 projekte në programin Erasmus+

Drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), i kanë inkurajuar si asnjëherë më parë mësimdhënësit dhe studentët që të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen në kuadër të programit Erasmus+. Si rrjedhojë në këtë vit  UMIB ka aplikuar me gjithsej 15 projekte të ndryshme në kuadër të programit Erasmus+, prej të cilave 1 si bartës dhe 14 të tjera si partner.

Rektori, Alush Musaj, tha se takimet e shpeshta me zyrtarët e Erasmus+ dhe sesionet informuese e kanë bërë të veten. “Jemi të kënaqur me rritjen e interesimit nga stafi akademik që të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga ky program”.

Sipas tij, edhe në vitet e mëparshme ka pasur projekte nga UMIB në kuadër të Erasmus+, mirëpo interesimi nuk ka qenë i kënaqshëm. Ai shprehet i bindur se një numër i konsiderueshëm prej tyre do të mbështetet, duke bërë që UMIB-i sikur edhe më parë të përftoj prej tyre.