UIBM Komunitet

Universiteti “Isa Boletini” kontribues në zhvillimin në komunitet

Në kuadrin e shërbimeve dhe kontributit në komunitet, si pjesë e Misionit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë: që të ofrojë mësimdhënie cilësore për përgatitjen e kuadrove në fusha unike për Kosovën, rajonin e më gjerë, i dedikuar të zhvillojë kërkime shkencore, projekte profesionale, këshillime profesionale duke qenë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes të mirëqenies dhe avancimit shoqëror, për tre ditë në ambientet e Universitetit po organizohet trajnimi me edukatoret parashkollore me temën: Kujdesi për mirërritjen e fëmijëve.

Trajnimi fasilitohet nga ekspertja në edukimin e hershëm dhe njëkohësisht prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, Prof.ass.dr. Merita Shala, po në kuadër të kontributit në zhvillimin e komunitetit profesional të lidhur ngushtë me fakultetin e Edukimit si institucion që përgatit edukatoret e ardhshme.  Pjesë e grupit të edukatoreve parashkollore ishin edhe ish-studentet e Fakultetit të Edukimit, programi Parashkollor, tashmë të punësuara në institucionet edukativo-arsimore.

Ky trajnim organizohet nga “Qendra për demokratizimin e shoqërisë civile, Koralet”, dhe financohet nga UNICEF-i në kuadër të projektit “Programi i zhvillimit të fëmijërisë së hershme në zonat rurale”.