Riga Technical University 1570536261

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, hap thirrje për aplikim për mobilitet të studentëve në semestrin dimëror (Shtator 2023 – Janar 2024) në Riga Technical University, Letoni, në kuadër të programit Erasmus +

Fushat e studimit që përfshihen në mobilitet:
– Biznes dhe Administrim (Business and Administration),
– Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (Information and Communication Technologies), – Inxhinieri dhe tregti inxhinierike (Engineering and engineering trades),
– Gjuhët (Languages).

Dokumentet për aplikim janë:
– Forma e aplikimit (për çasje klikoni
në https://www.umib.net/wp-content/uploads/2021/02/applicationformStudents.pdf)
– Certifikata e notave
– CV (në gjuhën angleze)
– Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik –
Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 7.00
– Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B1)*

*Kandidatët të cilët nuk e kanë certifikatën e Gjuhës Angleze ose nuk kanë përfunduar studimet në Gjuhën Angleze, mund të testohen ne UIBM. Testi i nivelit B1 do të mbahet me datë 10/03/ 2023, duke filluar nga ora 10:00.
Afati për aplikim: 23.02.2023 deri me 09.03.2023.
Lista e lëndëve në gjuhën Angleze me mundësi për tu zgjedhur, gjendet në linkun më poshtë. Ju lutem sigurohuni që ka lëndë të mjaftueshme dhe të përshtashme nga fusha e juaj e studimeve para se të aplikoni për mobilitet.
https://international.rtu.lv/
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën [email protected]. Ju lutem keni parasysh se vetëm aplikacionet e kompletuara do të merren në konsideratë.