8

Urimi i u.d. rektores, prof.dr. Nurten Deva, për Fitër Bajram

E nderuara kryesuese dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar dekanë, prodekanë, mësimdhënës dhe punëtorë të administratës

Të dashur studentë

Në ditën e fundit të  Ramazanit, më lejoni që të gjithë besimtarëve islamë t’ju uroj përfundimin e Muajit të Madhërishëm si dhe Fitër Bajramin në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Uroj të keni shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat ju dhe familjet tuaja!

Me respekt,

U.d. rektore

Prof.dr. Nurten Deva