Vizitë në “Bondsteel” për të mësuar për trajtimin e ujërave të zeza

Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që janë paraparë të mbahen në kuadër të punëtorisë “Trajtimi i ujërave të zeza” që po mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë zhvilluar një vizitë në kampin ushtarak “Bondsteel”. Atje ata kanë mësuar për përvojat e trajtimit të ujërave të zeza që bëhet në impiantin e vendosur në kamp.

Pjesëmarrësit janë shprehur shumë të kënaqur për mundësitë që ju është ofruar sa i përket kësaj përvoje që kanë përfituar në kampin “Bondsteel”.