1711462842759857

Vizitë Studimore në Kompleksin Industrial Trepça në Stanterg

Më datën 26.03.2024, studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike kryen një vizitë studimore në kompleksin industrial Trepça në Stanterg. Grupi ishte përbërë nga studentët e vitit të dytë të drejtimeve “Makineri Prodhuese” dhe “Inxhinieri Ekonomike”, bashkë me laborantët Drilon Beqiri e Edon Bunjaku dhe profesoreshën Melihate Shala.

Gjatë vizitës, nën udhëheqjen e inxhinierit Sami Uka, studentët patën mundësinë të njohim më shumë për makineritë e përdorura në kompleksin industrial Trepça. Kjo përfshinte njohjen me lloje të ndryshme të makinerive, funksionimin e tyre dhe teknikat e mirëmbajtjes së tyre. Përveç kësaj, u diskutua edhe për masat e nevojshme të sigurisë gjatë punës me makineri, si dhe për ndikimin e tyre në mbrojtjen e punonjësve.

Në veçanti, u bë njohja me procesin e nxjerrjes së kristaleve të çmueshme nga minierat në Trepçë, duke sjellë një përvojë të pasur për të gjithë pjesëmarrësit. Vizita solli njohuri të reja dhe përforcim të lidhjeve mes teorisë dhe praktikës në fushën e inxhinierisë dhe industrisë.

Ky aktivitet ishte një përvojë e rëndësishme për studentët tanë, duke u ofruar një mundësi të vlefshme për të zgjeruar kufijtë e tyre akademikë dhe për të aplikuar njohuritë e fituara në klasë në një kontekst real industrial.

1711464011928457
1711464011928457
1711464132154398
1711464133308112
171146401192845717114641321543981711464133308112