FGJZeqiri

Xehetarët e rinj vizituan Minierën e Artanës

Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Xehetarisë në Fakultetin e Gjeoshkencave kanë realizuar mësimin praktik në Minierën e Artanës. Të udhëhequr nga profesorët: Prof.dr. Izet Zeqiri, Prof.dr. Frashër Brahimaj dhe Msc. Ariana Sadiku, studentët kanë  kryer disa matje nga fusha e ajrimit të minierave dhe shpim-plasjes.

Profesori, Izet Zeqiri, vlerësoi përkushtimin e studentëve sa i përket mësimit praktik, që realizohet gjithandej nëpër minierat e vendit.