Foto1

Zdrukthtaria “Beha-N” nga Rahoveci i dhuron FTU – së një fuqi druri për laborator

Zdrukthtaria “Beha-N” nga Rahoveci, me pronar Aliriza Hasku, i ka dhuruar Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore një fuqi druri  të 10 L për maturimin e verës për laboratorin e proceseve bioteknologjike. Kjo fuqi druri do të përdoret për maturimin e verërave me qëllim të analizimit të këtyre proceseve.

Zdrukthtaria është një biznes familjar  e regjistruar si biznes që nga viti 1992. Prodhimin e fuqive të drurit për maturimin e verës kjo familje e ka  traditë  me gjenerata me radhë. Karakteristikë e këtyre fuqive është se janë të prodhuara nga druri i bungut i kultivuar në Republikën e Kosovës.