Zv. Mjeku

Zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik, Getoar Mjeku, vizitoi projektin e paneleve solare në UIBM

Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes  së “Konferencës IV Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencat (IMGC 2022)”, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Getoar Mjeku,  ka vizituar hapësirat e kampusit universitar. I shoqëruar nga rektori, prof.dr. Alush Musaj me bashkëpunëtorë, zëvendësministri ka vizituar edhe panelet solare të vendosura mbi objektin I, ku prodhohet energji për nevoja të UIBM.

Rektori Musaj e ka informuar zëvendësministrin për investimet në kampusin universitar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me çka janë krijuar kushte të jashtëzakonshme pune. Gjithashtu ai e ka njoftuar Mjekun edhe për projektin e paneleve solare në UIBM, ku nëpërmjet tyre mbulohet një pjesë e shpenzimeve për energji.