Sesioni Informues

Zyra për Cilësi ka organizuar sesion informues për studentë rreth ECTS

Me qëllim të informimit rreth ECTS, Zyra për Cilësi në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) në bashkëpunim me koordinatorët për cilësi nëpër fakultete, ka organizuar një sesion informues, ku kanë marrë pjesë studentët e të gjitha njësive akademike. Sesioni është udhëhequr nga koordinatori i Zyrës për Zhvillim Akademik, Zahir Çerkini dhe profesori, Sabri Avdullahi.

Ndër të tjera në sesion është folur për rolin dhe rëndësinë e ESTC gjatë studimeve dhe pas diplomimit. Sesioni ka zgjuar interesimin e studentëve, të cilët kanë mjaft aktiv me pyetjet e tyre.