Blerim

Rektori Musaj ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët për të ndjerin, prof.dr. Blerim Baruti

Të nderuar familjarë të profesorit të ndjerë, prof.dr. Blerim Baruti

Të nderuar miq dhe kolegë të të ndjerit

Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj si dhe mikut dhe kolegut tonë, prof.dr. Blerim Baruti. Lajmi për vdekjen e tij, përveç familjarëve na ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë edhe neve si bashkëpunëtorë dhe kolegë.

Ai ka lënë emër të mirë në secilën pozitë që ka mbajtur, ndërsa si profesor do të kujtohet si një pedagog tepër i përkushtuar dhe bashkëpunues. Profesori Blerim do të na mungoj të gjithëve fizikisht, por puna, sjellja dhe korrektësia e tij do të na shërbej si frymëzim.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin, Blerim Baruti.

 

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj