Panairi I Shkencës – 7 Vjetori

Mbahet panairi i shkencës me rastin e 7 vjetorit të themelimit të UMIB-it

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 7-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të premten është organizuar “Panairi i Shkencës 2020”. Në panairin e organizuar nga Parlamenti Studentor kanë marrë pjesë studentë të të gjitha fakulteteve si dhe nxënës të shkollave të mesme.

Panairin e shkencës e hapi prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore, Behxhet Shala, i cili ju uroi sukses organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Ai tha se ky është një rast i mirë për të promovuar mundësitë që ofron UMIB-i në fushën e shkencës.

Poashtu të pranishëm ishin edhe disa nga drejtorët e shkollave të mesme të Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Ky panair paraqet një mundësi të mirë që të rinjtë e rajonit të informohen për mundësitë që ofrohen në UMIB. Studentët e UMIB-it kanë shpërndarë broshura dhe fletusha informuese për të rinjtë që kanë marrë pjesë në panair.

Panairi I Shkencës – 7 Vjetori