F.J

Fakulteti Juridik mbajti takimin e radhës, lidhur me procesin e riakreditimit

Qëllimi i takimit: Rishikimi dhe plotësimi i standardeve dhe shtojcave në Kapitullin e V-të të RVV-së së FJ në përputhje me Manualin e Akreditimit të Agjencisë Kosovare për Akreditm.
Takimin e hapi profesori Islam Qerimi – prodekan i FJ-së, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që Kapitulli i V-të të lexohet, komentohet dhe të përplotësohet në shtojca me aktet dhe dokumentet relevante.
Takimin e ka përshkruar puna ekipore, ku pas komenteve nga anëtarët e pranishëm, është rivërtetuar ekzistimi i secilit dokument përcjellës valid, dhe ka marr miratimin unanim të tyre.
Konkluzionet e takimit
Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që:
• Kapitulli i V-të, i RVV-së, është kompletuar në përputhje me Manualin për Akredtim i AKA-së, si dhe me kriteret për vlerësimin e performancës;
• I gjithë grupi, të mblidhet sërish të hënën e ardhshme dt. 21.09.2020, për të vërtetuar kompletimin e shtojcave të Kapitujve të tjerë, të RVV-së, së FJ;
• Puna me intensitetin e njejtë të vazhdojë edhe më tutje.