ERMZ1230

943 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në UMIB

Në konkursin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini’ (UMIB) për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2020/21, (6 fakultete), kanë aplikuar gjithsej  943 kandidatë. Sipas konkursit, gjithsej janë paraparë të pranohen 1196 studentë, duke përfshirë edhe kuotat për familjet e dëshmorëve, komunitetet joshumicë dhe Luginën e Preshevës.

Interesim më të madh, si zakonisht  të rinjtë kanë shprehur për t’u pranuar në Fakultetin e Edukimit, ku për 170 vende kanë aplikuar 451 kandidatë. Në Fakultetin Juridik kanë aplikuar 128 kandidatë, ndërsa në Fakultetin Ekonomik 127 sish.

Interesimi nuk ka munguar për të studiuar as në fakultetet teknike. Në Fakultetin e Gjeoshkencave kanë aplikuar 47 kandidatë, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore 46 dhe 144 sish në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.