FGJ Akreditimi

Vazhdon procesi për ri-akreditimin e programeve

Në kuadër të procesit të ri-akreditimit dhe akreditimit të programeve, të enjten, janë zhvilluar takimet virtuale me ekspertët ndërkombëtarë për programet e Fakultetit të Gjeoshkencave (FGJ) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në këtë proces në FGJ janë gjithsej tre programe: 1.Gjeologji (baçelor), 2.Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinerike (master) dhe 3. Materiale dhe Metalurgji (baçelor dhe master).

Takimin e parë me ekspertët ndërkombëtarë  e ka mbajtur menaxhmenti i Fakultetit, ndërsa më pas janë zhvilluar takime edhe me përgjegjësit e cilësisë, stafin akademik, studentët, të diplomuarit etj. Zyrtari i lartë për Sigurim të Cilësisë në UIBM, Elvis Feka, tha se në përgjithësi procesi ka rrjedhur mirë.

Ndryshe, në kuadër të procesit të ri-akreditimit dhe akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), janë gjithsej 9 programe, për të cilat është aplikuar për ri-akreditim dhe 1 program i ri për akreditim. Paraprakisht ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët për shkak të pandemisë takimet i zhvillojnë virtualisht, u është dërguar një videoxhirim i kampusit, sallave, kabineteve etj, ku zhvillohet procesi mësimor.