QZHK

QZHK-ja organizon trajnime për Letër Motivuese dhe CV

Qendra për Zhvillim të Karrierës  (QZK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), duke filluar prej 4 mars 2021,  do të organizoj trajnime me studentë për Letër Motivuese dhe përgatitje të CV-së. Trajnimet do të zgjasin nga një javë dhe do të mbahen në Amfiteatrin e Madh, ku ka hapësirë të mjaftueshme për respektimin e kushteve për mbrojtje nga Covid-19.

Zyrtari i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se hapësira e mjaftueshme për të mbajtur distancë fizike dhe kthimi i studentëve në fakultete, do të shfrytëzohet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që lidhen me ngritjen e tyre profesionale. “Plani i QZHK-së për vitin 2021 përfshin trajnime të ndryshme, të cilat do të ofrojnë mundësi për studentët”, theksoi ai.

Sipas tij, përveç trajnimeve nga stafi i brendshëm, planifikohet që në bashkëpunim me ndërmarrje dhe organizata të ndryshme të rritet mundësia për punë praktike për studentë. “Tradita e mirë e bashkëpunimit që ka UIBM  me ndërmarrje publike dhe private është duke u kultivuar dhe zgjeruar edhe më tej, duke krijuar njëkohësisht mundësi më të mëdha për studentë”, tha Fazliu.