Destan Syla.

Rektori Musaj, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, Destan Syla

Të nderuar familjarë të të ndjerit, Destan Syla

Të nderuar miq dhe kolegë të të ndjerit

Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), për ndarjen nga jeta të familjarit, mikut dhe kolegut, Destan Syla. Ky lajm, përveç familjes, na ka pikëlluar tejmase edhe ne si kolektiv i UIBM-it, ku  i ndjeri ka punuar për shumë vite si punëtor i sigurimit.

Ai është shquar për korrektësi dhe kulturë të lartë njerëzore, duke bërë që të jetë i dashur për të gjithë. Do t’i mungoj kolegëve dhe miqve e më së shumti familjes, prandaj na lejoni të ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ju.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Destan Sylën!

 

Me respekt,

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj