Vushtrri

Takime informuese me maturantë në Mitrovicë dhe Vushtrri

Në kuadër të fushatës të organizuar nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), për informimin e maturantëve për kushtet dhe mundësitë e studimeve, të hënën janë mbajtur takime me maturantët e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë si dhe me ata të Gjimnazit dhe Shkollës Teknike në Vushtrri. Në Gjimnazin “Frang Bardhi” ka qëndruar një ekip i Fakultetit të Edukimit, ndërsa në Vushtrri ekipi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës.

Në këto takime si zakonisht të rinjtë janë njoftuar me programet e studimit, kampusin universitar, stafin akademik, kabinetet etj. Gjithashtu janë shpërndarë edhe fletushka me informacion bazik për ata që janë të interesuar të studiojnë në UIBM.