Projejkti Dual

Nënshkruhet marrëveshja e partneritetit në projektin “DualAFS”

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ka filluar implementimin e projektit “DualAFS”, të fituar në kuadër të programit Erasmus+. Pjesë kryesore për konstituimin e projektit është arritja e marrëveshjes multilaterale prej të gjithë partnerëve nga Evropa, Shqipëria dhe Kosova.

Në këtë kontekst, rektori i Universitetit “Isa Boletini”  në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj, ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit në kuadër të këtij projekti. Marrëveshja do të mundësojë vazhdimin e implementimit të projektit në periudhën 2021-2024 përmes të të cilit FTU-ja, do të përfitojë pajisje për mësimin në distancë, pajisje laboratorike dhe fuqizojë pjesën praktike për studentët në industritë partnere.

Rektori Musaj, e ka vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm për FTU-në dhe UIBM në përgjithësi, duke pasur parasysh përfitimet që do të kenë studentët, mësimdhënësit dhe partnerët.