Cover

Njoftim për regjistrim të studentëve të rinj në vitin akademik 2021-2022

Universiteti “Isa Boletini “ në Mitrovicë, i akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, në vitin akademik 2021-2022 mirëpret studentët e rinj në  mbi 20 programe në kuadër të dy niveleve: Bachelor dhe Master në gjashtë fakultete, përkatësisht Fakulteti i Gjeoshkencave (FGJT), Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU)Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK)Fakulteti Juridik (FJ)Fakulteti Ekonomik (FE) dhe Fakulteti i Edukimit (FE).

Në dhjetë prej këtyre programeve jemi në pritje të vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, përmes një procesi që nuk është përmbyllur ende.  Dhjetë programet e tjera, janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. Lista e programeve tona, gjendet në: https://www.umib.net/vendimet-per-akreditim/

Për shkak të dinamikave të punës së KSHC, këtë vit akademik do të shtyhet shpallja e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në UIBM. Universiteti ynë ka bërë të gjitha përgatitjet që pranimi i studentëve të rinj të kryhet sa më cilësisht dhe me efikasitet.

Bazuar  në traditën mbi 60 vjeçare të arsimit të lartë në Mitrovicë, organizuar në një kampus universitar të pasur me laboratorë modernë, 5 amfiteatra, salla mësimi, kabinete, bibliotekë, ambiente për aktivitete relaksuese për studentë dhe ambiente të gjelbërta, me një staf akademik ambicioz në të cilin gërshetohen përvoja vendore dhe ajo ndërkombëtare,  në raportin profesor-student 1:16, universiteti ynë ofron kushte optimale për studime në programe që janë unike për Kosovën e më gjerë.

Të gjithë ju të nderuar maturantë dhe të interesuar të tjerë, do të njoftoheni për afatet për  shpalljen e konkursit dhe procedurat e tjera, përmes ueb faqes sonë në: https://www.umib.net/  dhe Facebook: https://www.facebook.com/uibm02/

Ne mirëpresim çdo pyetje tuajën  në [email protected], dhe jemi të gatshëm për t’ju ofruar të gjitha informacionet e nevojshme.

UIBM – e ardhmja e sigurt!