Full

Sesion informues për bursat e programit Fulbright Master

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të mërkurën një sesion informues për bursat e programit Fulbright Master. Koordinatorja e programit, Nora Nimani-Musa, foli për praktikat, mundësitë dhe procedurat rreth aplikimit për studentët e interesuar të UIBM.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr. Behxhet Shala, inkurajoi studentët që të aplikojnë në këtë program, duke pasur parasysh mundësitë e mëdha që ofron. Ai tha se do të mbështesin me informacione të nevojshme të gjithë studentët që janë të interesuar për këtë dhe mundësitë të tjera që ofrohen për ta.