Kolegjiumi I Dakaneve

U mbajt mbledhja e Kolegjiumit të Dekanëve

Në prani të rektorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj si dhe prorektorëve, prof.ass.dr. Merita Shala, prof.ass.dr. Ajtene Avdullahi dhe prof.dr. Behxhet Shala, u mbajt të hënën mbledhja e Kolegjiumit të Dekanëve.  Në mbledhje, ku u diskutua për Raportin e Vetëvlerësimit (RVV), ishin të pranishëm të gjithë dekanët e gjashtë njësive akademike në UIBM.

Përveç kësaj, u diskutua edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me procesin e riakreditimit institucional, përgatitjet dhe koordinimin e të gjitha mekanizmave universitar. Rektori Musaj, kërkoi përkushtim nga të gjithë në mënyrë që procesi i riakreditimit të shkojë sa më mirë.

Gjithashtu u shtruan edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me rrjedhën e procesit mësimor nëpër njësi akademike.