Logoja E Leoben

Marrëveshje për shkëmbimin e mësimdhënësve dhe studentëve me “Leoben University” në Austri

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me “Leoben University” në Austri për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve në periudhën 2022 -2025. Për këtë qëllim u nënshkrua edhe një Marrëveshje ndërinstitucionale ndërmjet këtyre dy universiteteve që janë partnere në kuadër të programit Erasmus+.

Në marrëveshje e cila u nënshkrua nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe Susanne Feiel, udhëheqëse e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në “Leoben University”, janë përcaktuar modalitetet e shkëmbimit si dhe përgjegjësitë dhe obligimet e palëve.  Në radhë të parë është definuar respektimi i kritereve të programit Erasmus+, duke përfshirë organizimin dhe menaxhimin e mobilitetit si dhe njohjen e vlerës së kredive për studentët nga universitetet respektive.

Palët janë pajtuar të respektojnë parimet e mosdiskriminimit si dhe promovimin e mundësive për kategoritë e ndjeshme të komunitetit universitar. Gjithashtu procesi i aplikimit do të jetë transparent duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë.