Riga

UIBM nënshkruan marrëveshje ndër-institucionale me Universitetin Teknik të Rigas, për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve

Me datën 04.11.2022, rektori i UIBMsë nënshkroi marrëveshje ndër-institucionale me Universitetin Teknik të Rigas, në kuadër të projektit Erasmus+ për mobilitet të stafit akademik dhe studentëve të këtyre dy universiteteve.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, është duke krijuar një përvojë të mirë bashkëpunimi me universitete të ndryshme nëpër botë, duke ofruar mundësi të mëdha për studentët dhe mësimdhënësit.