Fjalori

Biblioteka Universitare pasurohet me 72 ekzemplarë të librit me titull: “Fjalor terminologjik i teorisë së mekanizmave dhe të makinave”

Një fond prej 72 ekzemplarësh të librit me titull: “Fjalor terminologjik i teorisë së mekanizmave dhe të makinave”, të autorëve, Gani S. Pllana dhe Sadete Pllana, është dhuruar të enjten për Bibliotekën Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ky fond librash, donacion i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, është dhuruar nga prof.dr. Gani S Pllana, njëri prej autorëve të këtij fjalori terminologjik dhe është pranuar nga zyrtari i Bibliotekës, Shkumbin Vidishiqi.

Profesori Pllana, para 3 vjetësh ka dhuruar si donacion edhe 1710 libra nga biblioteka e tij personale për UIBM. Në mesin e tyre ka pasur tituj nga fusha e inxhinierisë mekanike, matematika etj.