Njoftim për studentët e njësive akademike të UP – së (FGJT dhe FSHA në Mitrovicë)

  • 27/07/2016
1. Studentët e njësive akademike të UP – së (FGJT dhe FSHA në Mitrovicë), të regjistruar para vitit akademik 2013/2014, nga data 01.10.2016 do të konsiderohen studentë të UMIB – it (neni 6, pika 1, e Marrëveshjes për ndarje). 2. Të gjithë studentët, nga pika 1 e njoftimit, të cilët nuk diplomojnë deri më 30.09.2016, do të transferohen në programe të njëjta në kuadër të fakulteteve përkatëse të UMIB – it. 3. Transferimi i studentëve, si më lartë, do të bëhet gjatë muajit tetor 2016. Njoftimet përkatëse lidhur me transferimin, studentët do ti marrin në fakultetet përkatëse.
Lexo më shumë