Dekani FJ

Dekani i Juridikut bisedoi për bashkëpunim me homologun e tij në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, profesori Islam Qerimi dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, profesori Gaspër Kokaj nën shoqërimin e profesorit Roland Dodani, zhvilluan takim të përbashkët me qëllim të koordinimit të thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Dy homologët diskutuan për konkretizimin e bashkëpunimit të fakulteteve simotra. Andaj, ata ndër të tjera u dakorduan, që në vitin e ardhshëm akademik 2023-2024, në kuadër të këtij bashkëpunimi të bashkëorganizojnë një konferencë shkencore, si dhe diskutuan edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me shkëmbimin e stafit dhe studentëve.