JUridik

Në Fakultetin Juridik u mbajt takimi i Grupit punues për draftimin e ridizajnimit të kurrikulës së programit

 

Në Fakultetin Juridik u mbajt takimi  i Grupit Punues për draftimin e RVV-së, së programit bachelor. Qëllimi i takimit ishte: dizajnimi i Kurrikulës së FJ sipas rekomandimit të ekspertëve të jashtëm.

Takimin e hapi Prof. ass. dr. Përparim Gruda – prodekan për mësimdhënie dhe zhvillim akademik i FJ-së, i cili tregoi metodologjinë e punës, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që kurrikula ekzistuese, të analizohet dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të jashtëm në pika të veçanta të ridizajnohet. Edhe takimin e sotshëm e ka përshkruar atmosfera e lartë e bashkëpunimit të të gjithë pjesëmarrësve. Sikurse për çdo takim, janë dhënë arsyetime duke i argumentuar të dhënat e nevojshme për dizajnimin e kurrikules duke marrë parasysh lëndët unike të saj.

Të pranishmit u pajtuan që kurrikula e propozuar për modifikim të diskutohet edhe në takimet tjera, të cilat janë planifikuar të zhvillohen në ditët e ardhshme edhe me përfaqësuesit e ALUMNI dhe Palët e interesit.