“Ditë informuese” për promovimin e programit “Horizon Europe dhe Asocacionin COST”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), me përkrahje të MASHTI-it, do të organizojë më 24.02.2022, “Ditë informuese” për të promovuar programin kornizë të BE-së për hulumtim dhe Inovacion – “Horizone Europe”. Ky informim i dedikohet kryesisht kërkuesve të rinj, stafit akademik dhe menaxherial të UIBM.

Në kuadër të këtij organizimi, ndër tjera, do të keni mundësi të njiheni me rëndësinë e asocimit të Kosovës në programin “Horizon Europe” dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkime shkencore nga znj. Qamile Sinanaj, Koordinatore Nacionale për programin Horizon Europe. Për mënyrën e përdorimit të portalit “Horizon Europe”, identifikimin e projekteve me interes, partnerëve, si dhe shtjellimin e dy thirrjeve konkrete do të na ofroj Arben Papadhopulli nga Shqipëria, udhëheqës i projektit “Përkrahje Kosovës me Programmet e BE-së.

 Për më shumë detaje shihni Agjendën e bashkangjitur.

Kliko këtu: