IMG 7278

Drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, së bashku me komandantin e Policisë së Stacionit të Jugut, Ahmet Xhosha, janë pritur në takim nga rektori i UIBM-së, prof. dr. Alush Musaj

Të premten me datën 04.11.2022, rektori i UIBM-së prof. dr. Alush Musaj priti në takim drejtoreshën Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë znj. Afërdita Mikullovci dhe Komandantin e Policisë së Stacionit Jugor z. Ahmet Xhosha. Në këtë takim ku morrën pjesë edhe prorektorët e UIBM-së, është  diskutuar lidhur me mundësitë e një bashkëpunimi ndërinstitucional.