IMG 7281

Takimi i menaxhmentit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë me Agjencinë Statistikore të Kosovës

Menaxhmenti i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në përbërje të prof. dr. Alush Musaj – Rektor, prof. asoc. dr. Merita Shala – prorektore për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, prof. dr. Behxhet Shala – prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore, prof. asoc. dr. Bashkim Bellaqa – anëtar i Këshillit Drejtues të UIBM-së, pritën në takim drejtuesit e Agjencisë të Statistikave të Kosovës z. Ibrahim Rrustemi – drejtor për bashkëpunim me jashtë, znj. Gillian Green, eksperte ndërkombëtare për mbështetje të statistikave të Kosovës, z. Bajrush Qevani – drejtor për statistika të bujqësisë. 

Z. Ibrahim Rrustemi, fillimisht shprehu falënderime dhe mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga UIBM, duke njoftuar më për së afërmi me punën që bënë ASK-ja, duke u fokusuar në mundësinë e një bashkëpunimi në fushën e kërkimeve shkencore, angazhimin e stafit dhe studentëve në projekte kërkimore, qasjen e stafit në bazë të të dhënave, mundësinë e bashkëpunimit në hapjen e një programi për statistika, etj.

Prof. dr. Aush Musaj  falënderoi drejtuesit e ASK – së, duke u zotuar se UIBM është e gatshme që të bashkëpunoj me ASK– në, në fushën e kërkimeve shkencore, në projektet vendore dhe ndërkombëtare si dhe në fusha tjera relevante statistikore.