Ftu

Drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës vizitoi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës në Pejë, z. Fehmi Geci me bashkëpunëtor, vizitoj Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore. Me këtë rast ata u pritën nga dekani, Prof. Asoc. Dr. Milaim Sadiku. Dekani Sadiku i njoftoi mysafirët me planprogramet e studimeve dhe të arriturat e Fakultetit. Drejtori Geci e falenderoi Dekanin për pritjen, njëherazi e njoftoi atë me punën dhe veprimtarinë e institutit. Udhëheqësit e të dy institucioneve u pajtuan të vazhdohet bashkëpunimi dhe së bashku të jenë pjesë e projekteve hulumtuese shkencore.