IMG 5776 (1)

Dy profesorë nga Fakulteti i Gjeoshkencave marrin pjesë ne Konferencen e parë Kombëtare në Tiranë

Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Profesorët e FGJ, Prof Dr Naser Peci dhe Prof Dr Sabri Avdullahi janë duke marr pjesë në Konferencën I Kombëtare “Gjeoinxhinieria e Ujërave Sipërfaqësore dhe Nëntokësore në Republikën e Shqipërisë – Alternativat për ruajtjen dhe miradministrimin e tyre”e cila po mbahet nga data 28-29.03.2024 në Tiranë.

Prof dr Naser Peci përshëndeti konferencën në emër të UIBM dhe njëkohësisht të dy profesorët prezantuan punimet e dërguar që ndërlidhen me Resurset ujore të Kosovës – Administrimi i tyre dhe Monitorimin e ujërave nëntokësore të pellgut të Drinit të Bardhë.