Studentet E FTU Se

Dy studente të FTU-së morën pjesë në “Konferencën e Tretë Kroate për Vlerësimin e Riskut Ushqimor”

Dy studentet e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore (FTU), Arbnora Durmishaj dhe Ylberinë Baliu, qëndruan për një javë në Osjek të Kroacisë, ku morën pjesë në “Autumn School”, të organizuar nga EFSA dhe Agjensioni Kroat për Ushqim dhe Agrikulturë. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të “Konferencës së Tretë Kroate për Vlerësimin e Riskut Ushqimor”.

Qëllimi i konferencës dy ditore ishte shënimi i “Ditës Botërore të Ushqimit”, me një fokus të veçantë në rëndësinë e një ushqyerje të shëndetshme. Poashtu u diskutua edhe për temat lidhur me vlerësimin e ushqyerjes si bazë për vlerësimin e riskut, benefitet e një sistemi kontrolli të unifikuar, harmonizimi i mbledhjes së të dhënave, aktualitetet dhe trendet në vlerësimin e riskut dhe komunikimi me konsumatorët.   

Krahas kësaj, ato kontribuuan edhe në workshopin me titull: “Kërkime mbi aplikimin praktik të vlerësimit të riskut në fushën e sigurisë ushqimore”.
 Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin edhe ekspertë nga vende të tjera të Ballkanit si Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia e poashtu edhe Turqia. 

Two FTU Students Participated In "Third Croatian Nutrition Risk Assessment Conference"