UMIB përfaqësohet në “Innovative Teaching Education in Mathematics” (iTEM)
Tre përfaqësues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), po marrin pjesë në punëtorinë e organizuar në kuadër të projektit “Innovative Teaching Education in Mathematics” (iTEM), që po zhvillohet në Universitetin e Aalborgut në Kopenhagë. Faton Merovci, koordinator i projektit në UMIB, tha se në këtë punëtori po marrin pjesë 43
pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si Kosova, Danimarka, Suedia, Austria, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Uzbekistani.
Sipas tij, në këtë punëtori po zhvillohen tema të ndryshme, si Rregullat e menaxhimit te projektit, diskutimi rreth objektivave të realizuara në këtë projekt, plani i ardhshëm 6 mujor rreth implementimit të projektit, raporti financiar i
realizuar në kuadër të këtij projekti si dhe trajnimi i stafit për aplikimin e metodave PBL në matematikë që po organizohet nga ekspertët e Universitetit të Aalborg-ut në Danimarkë.
Nga Kosova, përveç nga UMIB-i, po marrin pjesë edhe përfaqësues të Universitetit të Prishtinës dhe Kolegji Universum.