Eduroam Logo.svg

Eduroam fuqizon Universitetin “Isa Boletini”

Eduroam filloi së pari në Evropë dhe u zgjeruar shpejt për të ofruar shërbimin në të gjithë komunitetin e kërkimit dhe edukimit, dhe tani është i disponueshëm në më shumë se 100 territore në të gjithë botën. Ky shërbim është i hapur për të gjithë stafin dhe studentët e UIBM dhe mundëson kyçjen në internet në një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.

Kampusi i UIBM është i pajisur me infrastrukturë dhe me teknologji mjaft moderne. Aktivizimi i rrjetit Eduroam e bën këtë kampus akoma më tërheqës për organizimin e takimeve, konferencave, vizitave dhe mobiliteteve. Përmes lidhjes me Eduroam, u UIBM ofron hulumtuesve, stafit dhe studentëve të tij akses në mijëra pika pjesëmarrëse në të gjithë botën, kudo që ata udhëtojnë, përfshirë Europën dhe vendet tjera. Lidhja e UIBM me rrjetin Eduroam ndihmon ndërkombëtarizimin e tij dhe rritjen e numrit të mobiliteteve për stafin akademik, administrativ dhe për studentët.