20231012 124535

U zgjodh kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Drejtues

Prof.ass.dr. Jeton Halili është zgjedhur kryesues, ndërsa prof.dr. Lirak Karjagdiu, zëvendskryesues i ri i Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ky vendim është marrë të enjten në mbledhjen e KD-së, ku paraprakisht janë verifikuar mandatet e 3 anëtarëve të rinj (prof.dr.sc. Atifete Zuna, prof.ass.dr. Jeton Halili dhe prof.dr. Lirak Karjagdiu), të emëruar për mandatin e mbetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

 

Rektorja e UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, si dhe anëtarët e brendshëm të KD -së,  uruan kryesuesin, zëvendëskryesuesin dhe anëtaren  e re të KD – së për zgjedhjen e tyre. Mandati i rregullt i KD – së përfundon në vitin 2024.

20231012 124535