Picture1

Fillon implementimi i projektit “Strengthening links between academic and professional development for students of the Faculty of Economics – UIBM”

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar implementimi i projektit “Strengthening links between academic and professional development for students of the Faculty of Economics – UIBM”, i cili financohet nga HERAS+. Ekipi i projektit është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar një implementim të suksesshëm të projektit.

Përmes këtij projekti synohet fuqizimi i lidhjes ndërmjet zhvillimit akademik dhe atij profesional për studentët e Fakultetit Ekonomik. Ideja e projektit është e bazuar në njohuri dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e bashkëpunimit ndërmjet IAL dhe përfaqësuesëve nga tregu i punës. Për më tepër, ai synon të identifikojë nevojat e tregut të punës për fuqinë punëtore me qëllim përfshirjen e tyre në kurrikulat e programeve tona të studimit.