Speech By Prof. Sabri Avdullahi At The Opening Of The "International Conference On Geoscience"

Fjalimi i prof. Sabri Avdullahi në hapjen e “Konferencës Ndërkombëtare për Gjeoshkencë”

I nderuari Rektor Musaj,

Inderuari akademik Minir Dushi

I nderuari Minister Hamza…..

I nderuari Minister Shala

Inderuari perfaqsues i ambasades Amerikane Green

I nderuari Kryesues i bordit te KPMM Shabani

Te nderuar profesore, kolege, student dhe te gjithe pjesemarresit tjere

Kam nderin qe ne emer te keshillimit organizativ te konferences t’ju deshiroj mireseardhje ne konferencen e pare multidiciplinare te Gjeoshkencave e cila mbahet ne kampusin e Universitetit “Isa Boletini” ne Mitrovice.

Konferenca e pare nderkombetare “Gjeoshkencat dhe roli i tyre ne zhvillimin e qendrueshem” zgjoi interesim te madh jo vetem brenda vendit, ne regjion e me gjere. E veqanta e kesaj conference eshte edhe perfshirja e kalendarin e sherbimit gjeologjik European.

Ne kete konference pergjate dy diteve ne vijim do te prezentohen 52 punime nga Kosova, Shqiperia, Sllovenia, Finlanda, Polonai dhe Turqia.

Faleminderoj edhe bashke-organizatoret:

  • MZHE, gjegjesisht Departamentin e Minierave dhe Sherbimin Gjeologjik te Kosoves,
  • Komisionin e Pavarur te Minierave dhe Mineraleve dhe
  • Qendra e Inovacionit ne Universitetin e Mitrovices.

Uroje qe kjo konference te vazhdoje edhe ne te ardhmen dhe te jete nje vend takim i hulumtueseve nga vendi, rajoni dhe me gjere.

Ju përshëndes dhe dëshiroj suksese në punën e konferencës