Ambasadori

Ftesë: Ambasadori gjerman në Kosovë, shkëlqesia e tij, z. Jorn Rohde, mban ligjëratë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, shkëlqesia e tij, Jorn Rohde, i shoqëruar nga z. Christian Bottcher, udhëheqës i Departamentit të Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane,  do të vizitojë të enjten (23 nëntor 2023)  Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të mbaj edhe një ligjëratë për studentët dhe stafin akademik. Ligjërata: “Raportet gjermano – kosovare dhe gjendja aktuale politike”, do të mbahet në Sallën e Konferencave në Rektorat, duke filluar prej orës 11:00. Jeni të mirëseardhur!