Baneri 11 Vjetori

Njoftim: Manifestim për 11 – vjetorin e themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Të nderuar/a

Me rastin e 11 – vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, z, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë!

Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00!