2

U përuruan tre libra të diplomatit, Lutfi Bilalli

Në ambientet e Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), janë promovuar të premten tre libra të diplomatit, Lutfi Bilalli: “Historia e Ukrainës dhe Krimesë”, “Ukrainë, përplasja Perëndim – Rusi” dhe “Roli i diplomacisë botërore në konfliktin Rusi  – Ukrainë”. Të pranishëm në këtë promovim përveç dekanit të Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi, ishin edhe mësimdhënës, studentë dhe mysafirë të tjerë.

Dekani Qerimi, e ka përgëzuar autorin e këtyre librave për punën e jashtëzakonshme që ka bërë. Ai gjithashtu është shprehur i kënaqur që mësimdhënësit dhe studentët kanë pasur mundësi që të jenë pjesë e një aktiviteti të tillë.

Ndërsa, autori i librave, Lutfi Bilalli, ka falënderuar dekanin e Juridikut dhe gjithë të pranishmit në promovim. Ai ka dhuruar disa libra për të pranishmit si dhe nga një ekzemplar të secilit titull për UIBM, të cilat janë pranuar nga udhëheqësi i Bibliotekës Universitare, Alban Fazliu.

2